Philippe Rochat
Shkurt.ch
Personalitetet kryesore zvicerane që ndërruan jetë këtë vit
Vdekja ka marrë disa personalitete zvicerane në vitin 2015, në mesin e të cilëve është edhe artisti Hans Erni, kuzhinieri Philippe Rochat apo romancieria Anne Cuneo. Më poshtë, sjellim pjesë nga libri i zi i përgatitur nga agjencia e lajmeve ATS, të cilës i është shtuar edhe gazetari François Gross.
Piktori dhe artisti Hans Erni, i cili vdiq në moshën 106-vjeçare, mbeti produktiv deri në ditët e tij të fundit. I frymëzuar nga sporti, Greqia e lashtë ose mbrojtja e mjedisit, qytetari i Lucern-it la një punë krijimtarie të madhe me plot vitalitetit, me të cilën fitoi famë në mbarë botën.

Gazetari François Groos humbi jetën të dielën, duke iu shtuar listës në librin e zi. Vdiq në moshën 84-vjeçare, ai ishte redaktor i gazetës ”La liberté” që nga viti 1970 deri në vitin 1990. François Gross iu bashkua një pene tjetër të madhe në rajonin frankofon, bëhet fjalë për Gil Baillod (Chaux-de-Fonds), i cli vdiq nga një atak në zemër pak para ditëlindjes së tij të 80-të.

Në krye të gazetës “L’impartial” për tri dekada ai ishte një nga kolumnistët më të mprehtë të shtypit frankofon. Seksioni Medieve nuk do të ishte i plotë pa përmendur edhe zërin e famshëm të sportit zviceran. Ish-komentatori i televizionit zviceran (TSR), Jean-Jacques Tillmann, vdiq pas një sëmundjeje të gjatë. Ky dashnor i futbollit anglez ishte vetëm 80 vjeç.
Nga televizioni, në shkrim

Anne Cuneo ishte gjithashtu një figurë e njohur nga televizioni zviceran. Me një personalitet dhe një fati të jashtëzakonshëm, ajo që gjithashtu ka ushtruar aktivitetin e novelistës, poeteshës dhe dramaturges, por gjithashtu regjisores dhe drejtoreshës së teatrit. Paralelisht ishte edhe gazetare. Zonja Cuneo ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare. Ajo kishte marrë disa çmime, duke përfshirë Çmimin Schiller. Ndër romanet e saj të suksesshëm mund të përfshijmë “Udhëtimi i një lumi” dhe “Mësuesi Garamond.”

I ballafaquar me probleme shëndetësore për një kohë të gjatë, Luc Bondy vdiq në Paris. Qytetari i Cyrihut ishte 67 vjeç. Drejtor dhe aktor, kjo figurë e teatrit evropian punoi kryesisht në Gjermani, Austri dhe Francë. Që nga marsi 2012 ai pati udhëhequr teatrin prestigjioz Odeon në Paris.
Artet pamore

Një sëmundje e gjatë mori jetën e historianit të artit Jean-Christophe Ammann në moshën 76-vjeçare. Drejtori i muzeut të artit bashkëkohor në Basel dhe Frankfurt, në veçanti, ai ka kryesuar jurinë e konkursit për kartëmonedhat e reja zvicerane që do të vihen në qarkullim pranverën e ardhshme.
Shtypi do të humbasë një nga artizanët e tij më të njohur, tipografin Adrian Frutiger, i cili vdiq në moshën 87-vjeçare. Adrian ishte konsideruar si një nga krijuesit më të mëdhenj të formatit të shkronjave të përdorura në shekullin e 20-të. Tipografia “Universi” është bërë një klasik i tipografisë bashkëkohore.
Teatri dhe kinemaja

Drejtori dhe aktori Charles Joris shkoi në moshën 79-vjeçare. Ekzistenca e tij mbetet e lidhur me Teatrit Romand Popullore (TPR) në La Chaux-de-Fonds (NE), të cilin ai e bashkëthemeloi dhe e udhëhoqi për dyzet vjet.
Kuzhinieri

Kuzhinieri me yje, Philippe Rochat, vdiq ndërsa ishte mbi biçikletë, pasionin e tij tjetër. Ai kishte 61 vjeç dhe kishte drejtuar nga viti 1996 deri në vitin 2012 një nga restorantet më të mira në Zvicër, Hotel de Ville, në Crissier. “Frankofonët e Zvicrës kanë humbur një nga ambasadorët më të mirë”, pati thënë këshilltari federal, Adolf Ogi.
Dekanët e vendit

Nina Hofer-Lustenberger, e cila ndërroi jetë në Kriens (LU) pak para ditëlindjes së saj të 111-të, ishte më e moshuara e vendit. Ajo la pesë fëmijë dhe shumë nipër dhe stërnipër.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa



















