Integrimi
Persona të maskuar sulmojnë sallën për stërvitje të shqiptarit
Në përleshje janë përdorur shkopinj bejsbolli dhe sulmuesit kanë qenë të maskuar. Te sulmuesit janë parë edhe armë zjarri. 6 veta kanë pësuar lëndime serioze
Një grup prej më shumë se dhjetë personash të paidentifikuar kanë sulmuar mbrëmjen e të hënës qendrën sportive Superpro, Reinach (BL) ku ndodhet lokali për trajnim të thaiboxit që udhëhiqet nga thaiboksieri kosovar Shemsi Beqiri. Me këtë rast është shkaktuar një përleshje masive ku dhuë kanë ushtruar të dyja palët dhe siç njofton policia, gjashtë persona kanë pësuar lëndime dhe janë trajtuar me thyerje eshtrash në spital.
Në momentin e sulmit, në sallë ka pasur edhe fëmijë që ushtronin.
Në përleshje janë përdorur shkopinj bejsbolli dhe sulmuesit kanë qenë të maskuar. Te sulmuesit janë parë edhe armë zjarri, njofton “Aargauerzeitung.ch”.
Policia ka mundur të arrestojë vetëm një person të përfshirë. Nuk ka të dhëna për motivin dhe shkasin e përleshjes. Policët nuk mund ta konfirmojnë as versionin e përhapur sipas të cilit sulmi ka lidhje me delinkuentin e njohur me emrin “Carlos”, i cili është stërvitur më parë në këtë qendër, nga Shemsi Beqiri, me pagesën e bërë nga shteti.
Vetë Beqiri ka qenë i dyshuar në raste tjera për ushtrim dhune dhe kërcënimi.
Siç ka shkruar edhe albinfo.ch, Carlosi, me vendimin e Gjykatës Federale është shpallur i pafajshëm dhe është liruar nga vuajtja e mëtejme e dënimit.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













