Kosova
Përplasje pushtet e opozitë për dialogun në Kuvend
Kryeparlamentari, Kadri Veseli, i ka bërë thirrje opozitës që të unifikohen në këtë temë. Ai është shfaqur i sigurt se Hashim Thaçi do ta mbrojë Kosovën, po aq sa po tenton ta mbrojë opozita.
Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita ka përplasur pushtetin e opozitën rreth dialogut me Serbinë. LDK-ja, si inicuese e këtij debati, e ka quajtur idenë e Presidentit Hashim Thaçi si hapje të deklaratës së pavarësisë së shpallur më 2008. Avdullah Hoti ka propozuar rezolutë me vetëm një pikë, e që është: territori i Kosovës është një dhe i pandashëm dhe as Presidenti e as askush tjetër nuk ka të drejtë ta negociojë. Si kundërpërgjigje, pushteti, përmes PDK-së, ka dalë me një tjetër rezolutë 6 pikëshe të cilën e ka quajtur plotësim të asaj të propozuar nga opozita.
Ndërkohë, Vetëvendosje ka kërkuar që në rezolutën e LDK-së të shtohet edhe një pikë që Hashim Thaçit ia ndalon çfarëdo takimi me zyrtarët e Serbisë. Por, përplasje nuk ka pasur vetëm mes pushtetit edhe opozitës. Debat i nxehtë është bërë edhe mes ish-bashkë partiakëve: Dardan Molliqaj e Glauk Konjufca. Molliqaj e ka akuzuar LDK-në e VV-në se më shumë po duan zgjedhje për pushtet, sesa që vërtet po mendojnë për rrjedhën e dialogut. Ai ka thënë se LDK e VV, më shumë po frikësohen nga vetja, sesa nga Hashim Thaçi, sepse kanë frikë se çkado që sjell Presidenti ata duhet ta votojnë.
Kryeparlamentari, Kadri Veseli, i ka bërë thirrje opozitës që të unifikohen në këtë temë. Ai është shfaqur i sigurt se Hashim Thaçi do ta mbrojë Kosovën, po aq sa po tenton ta mbrojë opozita.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim












