Bota
Përleshje në Greqi mes pakistanezëve dhe shqiptarëve
Një shqiptar mbetet i plagosur

Një përleshje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes shqiptarëve dhe disa pakistanezëve në zonën e Chania, në Ishullin e Kretës në Greqi.
Si pasojë e kësaj, të paktën një burrë shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka mbetur i plagosur.
Sipas asaj që raportohet në mediat greke, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10 të darkës, ndërsa thuhet se në përleshja nuk janë përdorur armë zjarri, por thika, njofton Top-Channel, përcjell albinfo.ch.
Për sa u përket pakistanezëve të përfshirë në këtë sherr, mediat greke raportojnë se ata ishin refugjatë të ardhur kohët e fundit në Greqi, ndërsa shkaqet e përleshjes mes tyre dhe shqiptarëve ende nuk janë zbardhur.
I plagosuri shqiptar është dërguar me urgjencë në spital, ku u është nënshtruar trajtimeve mjekësore për shkak të plagëve të mëdha që i kishin shkaktuar të goditurat me thikë nga pakistanezët.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre “Kori Lulëkuqet Bern” fton gratë shqiptare nga Zvicra...
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
-
Zvicër
Kadife Ukaj, shqiptarja nga Kosova në shërbim të policisë zvicerane
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!”
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?