Integrimi
Përkundër sëmundjes së rëndë, dëbohet familja shqiptare
Dashnor Malecka vuan nga një sëmundje e rëndë dhe e ka të vështirë për të punuar, por as kjo nuk është marrë parasysh
Familja Malecka nga Shqipëria është dëbuar në vendlindje përkundër se ishte integruar mirë, derisa kryefamiljari ishte i sëmurë, shkruan ‘come-on.de’.
Por, jo vetëm kjo familje, por edhe tjera shqiptare janë dëbuar për në vendlindje, përcjell albinfo.ch.
Dashnor dhe Elona Malecka ishin ardhur në prill të vitit 2015 në Kierspe të Gjermanisë, dhe kishin pasur një jetë të mirë. Madje, Elona kishte lindur vajzën e saj në Gjermani, megjithatë, tani duhet të kthehen në Shqipëri, ku të ardhmen e kanë të pasigurt.
Vitin e kaluar Zyra për Migrim dhe Refugjatë i njoftoi se leja e qëndrimi i ishte refuzuar.
Dashnori vuan nga një sëmundje e rëndë dhe e ka të vështirë për të punuar, por as kjo nuk është marr parasysh.
Në një familje tjetër studentët kishin mbledhur shumë mbishkrime për të mos i dëbuar, por kot. Familja shqiptare duhet të kthehet në Shqipëri, kurse i frikësohet edhe hakmarrjes.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













