Shkurt.ch
Përkrahet nisma për ashpërsim qasjeje ndaj recidivistëve
Nathalie Rickli: Kryesit e veprave të rënda penale të kenë në maksimum shansin e dytë për përmirësim por assesi edhe shansin e tretë, të katërt etj.
Personat e dënuar për vepra të rënda të dhunës si vrasje të rëndë, vrasje me paramendim apo përdhunim seksual do të duhej të dorëzoheshin në institucionin e kujdestarisë (izolimit) në mënyrë automatike kur këto vepra penale i kryejnë sërish. Për të ndodhur kjo nuk duhet të përmbushen kushte plotësuese. Ky është qëndrimi i Komisionit për Drejtësi të Dhomës Nacionale, i cili ka miratuar me shumicë votash një iniciativë parlamentare të bërë lidhur me këtë çështje.
Autorja e iniciativës, deputetja e SVP/UDC-së, Nathalie Rickli synon që me këtë iniciativë të arrihet që kryesit e veprave të tilla penale të kenë në maksimum shansin e dytë për përmirësim por assesi edhe shansin e tretë, të katërt etj.
Komisioni po ashtu ka miratuar një propozim tjetër të deputetes Rickli me të cilin do të vështirësohet lirimi me kusht nga masa e izolimit e personave të dënuar për vepra të rënda penale. Me këtë parashihet që lirimi të bëhet vetëm kur është “praktikisht e sigurt” se personi në fjalë nuk do të përsërisë kryerjen e veprave penale. Me rregullimin aktual, për të liruar atë që mbahet në masë izolimi mjafton vetëm konstatimi se “është e pritshme” se ai nuk do të kryejë delikte por që kjo nuk përjashtohet.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë












