Futboll
Përballja Xhaka-Mustafi kundër Hysajt
Sonte në mbrëmje do të mësohen emrat e katër ekipeve që do të kalojnë në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Përballja kryesore do të luhen në “San Paolo”, ndërmjet Napolit dhe Arsenalit.
Ndeshjen e parë të luajtur në “Emirejts” e kishte fituar Arsenali me rezultat 2:0, duke krijuar epërsi mjaft të lartë para duelit të kthimit.
Në këtë ndeshje për Arsenalin pritet të startojë Granit Xhaka, pasi në ndeshjen e parë mungoi për shkak të lëndimit.
Chelsea që është favorit për të triumfuar në këtë garë, do ta presë në “Stamford Bridge”, skuadrën e Slavia Pragës.
Duelin e parë të luajtur në Pragë e kanë fituar anglezët me rezultat 1:0, me golin e Alonsos.
Në dy duelet e tjetra, Frankfurti e pret Benfikën dhe kërkon përmbysje pas disfatës në ndeshjen e parë 4:2, kurse Valencia përballet me Vijarealin dhe ka epërsi pas triumfit 3:1 si mysafir në takimin e parë. Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 21:00.
E-Diaspora
-
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni Shqiptarja nga Lubjana synon një vend në Parlamentin e Sllovenisë, duke premtuar ndershmëri, guxim dhe angazhim... -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











