Kosova
Për votat e diasporës, VV thotë se sërish do t`i drejtohet Supremes
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj kryeshefit Ekzekutiv të Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Enis Halimi.
Për këtë të fundit LVV po thotë se nuk po lejon që të gjitha pakot me fletëvotime të trajtohen, por vetëm një pjesë prej tyre, duke lënë jashtë procesit të numërimit 1700 pako me fletëvotime, përcjell albinfo.ch.
Një gjë të tillë LVV po e quan shkelje të vendimit të Gjykatës Supreme dhe të drejtës për të votuar të qytetarëve. Në këtë reagim thuhet se do t’i drejtohen sërish gjykatave dhe të kërkojnë që 1700 pako me fletëvotime të trajtohen.
Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë: Sekretariati i KQZ -së nuk po zbaton vendimin e Gjykatës Supreme. Vendimi i Gjykatës Supreme ishte shumë i qartë. Dispozitivi i tij saktësonte që pakot me fletëvotime nga jashtë Kosovës duhet të numërohen nëse ato janë dërguar me kohë pra, para datës 5 tetor.
Sot, Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Enis Halimi, nuk po i lejon të gjitha pakot me fletëvotime të trajtohen, por vetëm një pjesë prej tyre, duke lënë jashtë procesit të numërimit 1700 pako me fletëvotime. Kjo është shkelje e vendimit të Gjykatës Supreme dhe e të drejtës për të votuar të qytetarëve tanë.
Po ashtu është tallje me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët po presin që drejtësia të vihet në vend pa ngurrim e pa mëdyshje. Prej fillimit ka pasur hezitime të pavendta nga administrata dhe Komisioni Qendror Zgjedhor për një çështje, e cila u vërtetua tashmë disa herë që është e qartë dhe është e drejtë që i takon bashkatdhetarëve tanë.
Ne pa dyshim që jemi të detyruar t’i drejtohemi sërish Gjykatave dhe do të kërkojmë sërish që edhe ato 1700 pako me fletëvotime të mbetura të trajtohen. Por këtë herë jemi të detyruar të kërkojmë përgjegjësi edhe për mosveprim e për anashkalim të zbatimit të vendimit të Gjykatës Supreme. Madje për zvarritjen prej fillimit të procesit të trajtimit të këtyre pakove.
Nëse sonte dhe deri nesër në mëngjes Kryeshefi nuk i lejon stafin e KQZ që të procesojnë sipas vendimit të Gjykatës Supreme edhe ato 1700 pako me zarfe, ne do të procedojmë në gjykatë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics Libri i autores Vjosa Musliu promovohet në London School of Economics... -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











