Lajme
Për të hyrë më lehtë në Serbi, ndërrojnë targat e makinave
Sipas MPB-së në Kosovë, vetëm prej muajit gusht të vitit të kaluar, më shumë se 6 mijë qytetarë janë pajisur me tabela KS. Këto janë targat e UNMIK- ut
Pas pavarësisë së Kosovës, autoritetet në Prishtinë kanë ndërruar me ligj targat e automjeteve duke i zëvendësuar ato të UNMIK-ut (KS) në të Republikës së Kosovës (RKS). Por, pas një marrëveshje ndërmjet dy shteteve, Serbisë dhe Kosovës, për lëvizjen e lirë, u mundësua përdorimi i targave të vjetra edhe për një periudhë të caktuar kohore.
Mirëpo, përveç qytetarëve serbë që i posedonin këto targa, tani ato në masë të madhe po i vendosin edhe shqiptarët e Kosovës, për të dalë me lehtë në Serbi. Vetëm gjatë gjashtë muajve të fundit, rreth 6500 kosovarë i kanë ndërruar targat nga RKS në KS.
Ndërsa sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë, vetëm prej muajit gusht të vitit të kaluar kur është arritur marrëveshja, 6.491 qytetarë të vendit janë pajisur me tabela KS ndërkohë që gjithsej janë rreth 23.904 qytetarë të pajisur me targa KS, citon Zëri.
Qytetarët që i kanë targat e vjetrave (KS) me marrëveshjen e re Prishtinë-Beograd, mund të hyjnë në Serbi vetëm me një sigurim të thjeshtë, ndërsa ata që i kanë targat e Republikë së Kosovës (RKS) duhet t’i zëvendësojnë me targat e përkohshme “Probne Table”.
Por, detyrimi për t’i ndërruar targat, sipas Prishtinës zyrtare, është shkelje e marrëveshjes së Brukselit, prandaj kanë paralajmëruar reciprocitet.
Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, kishte paralajmëruar qysh në tetor të vitit të kaluar masa reciproke ndaj shtetit serb, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Në anën tjetër për mosvendosje të reciprocitetit është shprehur i shqetësuar kryesuesi i delegacionit të Kosovës për dialog në Bruksel për çështje të sigurimeve, Rrahim Pacolli. Sipas tij, Ministria e Punëve të Brendshme është dashur që të marrë masa reciproke. Ai ka thënë se kjo Marrëveshje është joligjore… Tabelat KS janë të par pavarësisë së Kosovës, ndërsa këto RKS janë të Republikës së Kosovës, të cilat Serbia nuk i pranon.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












