Integrimi
Për kë do të votojnë shqiptarët të dielën në Austri?
Deklaratat e kandidatit të djathtë Hofer kundër Pavarësisë së Kosovës dhe orientimi i tij politik radikal, duket se kanë bërë që shumica e shqiptarëve me të drejtë vote të përcaktohen për kandidatin Van Der Bellen
Austriakët do t’u drejtohen për herë të dytë brenda këtij vitin qendrave të votimit, për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit. Në garë janë kandidati i pavarur Alexander Van Der Bellen dhe përfaqësuesi i të djathtës ekstreme, Norbert Hofer.
Ashtu si në muajin maj, edhe këtë herë gara mes dy kandidatëve është e ngushtë. Në zgjedhjet e zhvilluara muaj më parë, u shpall fitues pro-evropiani Van Der Bellen, por rezultati u anulua nga Gjykata Supreme Austriake pasi u identifikuan parregullsi në sistemin e numërimit dhe u vendos përsëritja e zgjedhjeve.
Deklaratat e kandidatit të djathtë Hofer kundër Pavarësisë së Kosovës dhe orientimi i tij politik radikal, duket se kanë bërë që shumica e shqiptarëve me të drejtë vote të përcaktohen për kandidatin Van Der Bellen, shkruan “albinfo.ch”.
Aktivisti i shquar i komunitetit shqiptar në Austri dhe ish kandidati për parlamentin e Landit të Vjenës, Januz Saliuka thotë se shqiptarët në Austri pa asnjë mëdyshje do të votojnë për kandidatin Van Der Bellen. “Për komunitetin shqiptar nuk ka mëdyshje. Norbert Hofer si kandidat për president gjithnjë ka përsëritur se ishte kundër Pavarësisë së Kosovës, njëherësh orientim i tij politik është radikal – nacionalist, kështu që Van der Bellen është i preferuari i shqiptarëve pasi që ai ruan konceptin evropian dhe mbështet politikat sociale” thotë Saliuka.
“Nëse synojmë që edhe ne te jemi pjesë e familjes evropiane ku respektohen liritë dhe të drejtat kolektive dhe individuale pa dallim, ku synohet paqja në mes njerëzve, atëherë duhet të zgjedhim Van Der Bellen”, shton ai për “albinfo.ch”.
Ndërkohë edhe asambleiisti shqiptar në qytetin Ebensee, Lulëzim Fejzullahu u bën thirrje shqiptarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të dalin të votojnë ditën e diel. “Nuk duhet të qëndrojmë indiferent ndaj këtyre zgjedhjeve. Duhet ta shfrytëzojmë të drejtën e votimit dhe të votojmë për të ardhmen tonë dhe për integrimin më të mirë të komunitetit tonë në Austri”, shprehet Fejzullahu për gazetën tonë.
Fejzullahu është i bindur se shqiptarët do të votojnë për kandidatin Van Der Bellen. “Bellen është njeri i sinqertë, punëtor dhe njeri evropian. Duke votuar Bellen, do të votojnë për të ardhmen e tyre më të mirë në Austri”.
Sidoqoftë, se cili kandidat do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve do ta mësojmë ditën e diel, me 4 dhjetor.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja















