Kosova
Gjykata vendos: Frashëri nuk guxon t’i afrohet 5 metra Milaimit
Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi është liruar sot nga mbajtja edhe pse Prokuroria kishte kërkuar masën e paraburgimit për të pasi që sulmoi fizikisht Milaim Zekën në një emision televiziv

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka liruar nga paraburgimi prej 48 orësh Frashër Krasniqin, pasi ka grushtuar në emisionin live, deputetin e NISMA-së, Milaim Zeka. Edhe pse prokuroria ka kërkuar masën e ndalimit prej 30 ditësh, Gjykata e la të lirë Krasniqin, por me kusht që t’i rri larg 5 metra Milaimit në Kuvend, dhe 100 metra larg në qytet.
Avokati i deputetit Krasniqi, Tomë Gashi, ka thënë Krasniqit i është caktuar masa e ndalimit të ofrimit fizik të Milaim Zeës në Kuvend në distancë prej 5 metra dhe jashtë Kuvendit në distancë prej 100 metra.
“Frashëri është liruar nga masa e arrestit të caktuar dy ditë më parë. Prokurori i çështjes ka nxjerr vendim për zhvillimin e hetimeve për Frashër Krasniqin për lëndim të lehte trupor shkaktuar në incidentin në debat televiziv ndaj z. Milaim Zeka, por Prokurori i shtetit po ashtu ka nxjerr vendim për zhvillim të hetimeve kundër z. Milaim Zeka për vepër penale të kanosjes ndaj deputetit të Lëvizjes Frashër Krasniqi”, tha Gashi.
Kanosjen ndaj Frashërit sipas prokurorit e ka kryer Zeka në po të njëjtin emision.
“Kështu që të dy deputetët janë në hetime për incidentin ku edhe njëri edhe tjetri janë edhe të dyshuar edhe të dëmtuar në raport me njëri –tjetrin”, ka thënë Gashi në Facebook.
Ndryshe, të premten pasdite teksa Milaim Zeka e Frashër Krasniqi po zhvillonin një debat televiziv në Klan Kosova, pas fyerjesh e polemikash, debati eskaloi në përleshje fizike. Në një moment të këtij debati, sipas pamjeve të transmetuara, Frashër Krasniqi hodhi ujë në drejtim të Milaim Zekës, ndërsa të njëjtën gjë e bëri pastaj edhe Zeka ndaj Krasniqit.
Me pas Krasniqi e grushtoi Zekën, derisa ky i fundit e ofendoi rëndë deputetin e VV-së. Deri te dhuna fizike erdhi pas një varg fyerjesh në drejtim të njëri –tjetrit, duke i thënë përdhunues, terrorist, hajvan palaço, rrugaç etj. Të dy këta deputetë njihen për fjalor banal dhe sharje nëpër debate.
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës Autoritetet zvicerane kanë marrë zyrtarisht përsipër hetimin për aksidentin e fluturimit të kompanisë Swiss në Graz,...
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri