Lajme
Për bashkim kombëtar më pak po në Kosovë se në Shqipëri
Një sondazh i fundit, i realizuar nga dy organizata, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) i rikthehet temës së shumë diskutuar të bashkimit të Shqipërisë me Kosovën.
Hulumtimi i tyre trajton një seri çështjesh me interes për të dy vendet, megjithatë vëmendja është fokusuar tek pyetja që nxjerr krye vazhdimisht.
Raporti tregon se vizitat e ndërsjella mes qytetarëve në të dy anët e kufirit janë shtuar dukshëm, sidomos pas ndërtimit të Rrugës së Kombit, edhe pse prej tij shihet qartë se qytetarët e Kosovës e vizitojnë Shqipërinë më shumë sesa anasjelltas. Por ndërsa në Shqipëri pyetjes për kë do të votonin nëse do të mbahej një referendum mbi bashkimin iu përgjigjën pozitivisht 74.8% e të intervistuarve, në Kosovë pro u shprehën më pak njerëz, 63.9%, shkruan Koha.net.
Nga ata që nuk e dëshirojnë bashkimin kombëtar, vërehet një refuzim më i madh sidomos në zonat urbane, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Mes atyre që e refuzojnë bashkimin, arsyet janë të ndryshme, por duket se mbizotëron bindja që të ndarë dy shtetet tanë funksionojnë më mirë.
Nga ana tjetër, teksa të intervistuarit në Shqipëri qe e shohin si të mundshëm bashkimin mendojnë se faktori kyc në realizimin e tij do të ishte komuniteti ndërkombëtar, në Kosovë shumë ndajnë bindjen se një skenar të tillë mund të vihet në jetë vetëm nga liderët e të dy vendeve, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












