Uncategorized
Pensionisti shqiptar dënohet për drogë në Hiroshimë të Japonisë!
Kadrush P. nga Bad Salzlufen, siç shkruajnë gazetat gjermane është shpallur fajtor nga një gjykatë e Hiroshimës për kontrabandë me drogë, për çka i janë ndarë 9 vjet burg
Ja pra, ndodh edhe kjo: një pensionist 67 vjeçar, shqiptar ga Gjermania, dënohet me 9 vite burg për tregti droge. Dhe jo në Gjermani e as në Kosovë por në Hiroshimë. Po, mirë e keni lexuar, në Hiroshimën e largët të Japonisë.
Kadrush P. nga Bad Salzlufen, siç shkruajnë gazetat gjermane është shpallur fajtor nga një gjykatë e Hiroshimës për kontrabandë me drogë. Bekimi, njëri nga djemtë e Kadrushit thotë për gazetë “West-blatt”: “Jemi thellësisht të dëshpëruar. Nuk i kemi treguar asgjë nënës sonë të sëmurë”.
Ministria e Jashtme e Gjermanisë e ka konfirmuar rastin e dënimit të ksoovarit, për çka kishin shkruar më parë gazetat. “Konsullata e Përgjithshme e Gjermanisë në Osaka është dke u kujdesur për personin në fjalë dhe qëndron në kontakt me të dhe me familjarët”, ka thënë një zëdhënëse, transmeton albinfo.ch.
Kadrushi është arrestuar në muajin shkurt me rastin e një kontrolli doganor në Japoni, por gjykimi i tij është bërë tash së fundi.
Bijtë e tij thonë se babai është manipuluar si korrier droge pa dijen e tij. Ai kishte marrë rrugën për në Japoni duke u besuar letrave me premtime për fitim shumash të parave, letra që dërgohen gjithandej dhe gjithmonë janë me përmbajtje të rrejshme.
“Babai merr prej vitesh letra me premtime të tilla nga e gjithë bota. Ne, çdoherë i thoshim që t`i injoronte dhe t`i hidhte ato në mbeturina sepse janë mashtrime”, thotë djali i tij, Agimi. Por, nga fillimi i vitit atij i ishte mbushur mendja top nga teksti i një letre të tillë, përcjell albinfo.ch. Aty shkruante se një japonez i pasur kishte vendosur që pasurinë e tij ta ndante me njerezit në nevojë në gjithë botën. Njëri nga këta njerëz “të zgjedhur” ishte edhe Kadrushi, të cilin në Japoni “e prisnin” 50 mijë euro.
Por vazhdojnë fëmijët e tij, rrugës në mes të Hongkongut dhe Shangajit, në njërin nga aeroportet, një grua ia kishte dhënë atij një çantë, ku gjoja kishte futur dhurata për gruan dhe fëmijët e tij. Pa shikuar fare, ai kishte shkuar në kontrollimin doganor me çantën në fjalë, në të cilën ishte gjetur drogë…
Kadrushi kishte ardhur në Gjermani nga ish Jugosllavia para 45 viteve. Deri në pensionim ai ka punuar në industrinë e tekstilit dhe jetonte me një pension pej 900 eurosh në muaj. Edhe vet i sëmurë nga zemra, nga muaji prill ai po kujdesej në shtëpi për gruan e tij Bedrijen 62 vjeçare. Ajo, pas dy sulmeve të pësuara në tru është bërë rast që kërkon përkujdesje të plotë.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll! I akuzuari ka thënë se e gjithë ajo që kishte parë në rrugë ishte vetëm "diçka...
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
-
Ansambli “Vatra” rikthehet në Albanifest, një festë në zemër të Winterthur-it
-
Fletëza, 180 karta për të mësuar shqip me fëmijët tuaj në diasporë
Jeta në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë Austria vazhdon të shfaqë shpërndarje shumë të pabarabartë të pasurisë: rreth 400 individë me pasuri neto...
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim