Pensionet jashtë Zvicrës “u përshtaten” çmimeve të vendeve përkatëse?!

11 për qind e pensioneve invalidore të Zvicrës shkojnë jashtë vendit dhe disa përfitues bëjnë atje „jetë luksoze" me pensionet zvicerane

Parlamenti Federal i Zvicrës ka vendosur që pensionet invalidore që paguan Zvicra jashtë vendit, t`i përshtaten nivelit të çmimeve të vendit përkatës. Kjo dmth. të zvogëlohen pensionet në përputhje me fuqinë blerëse në atë vend. Këtë vendim parlamenti e ka marrë me një shumicë të ngushtë, duke votuar pro një kërkese parlamentare të grupit të SVP-së.

Siç shkruan Tages Anzeiger, SVP përmes këtij shkurtimi ka synuar kursime të konsideueshme të buxhetit të arkës pensionale invalidore. Sipas kësaj partie 11 për qind e pensioneve invalidore të Zvicrës shkojnë jashtë vendit dhe një numër përfituesish bëjnë atje „jetë luksoze” me pensionet zvicerane.

Kërkesa është pranuar përkundër faktit se, siç ka sqaruar komisioni përkatës, përshtatja me rtregullat e reja mund të shkaktojë shpenzime më të larta se sa kursimet eventuale që mund të nxirren nga zbatimi i vendimit. Veç kësaj, zviceranët të cilët me pensionet e tyre invalidore jetojnë jashtë vendit do të ktheheshinm në Zvicër dhe këtu do të kishin të drejtë të kërkonin ndihmat plotësuese materiale