Maqedonia
Pendohen sulmuesit e Selës, presin dënim me kusht
Cejo Gjorgjievski dhe Stojan Pavleski dhe dy të akuzuarit për sulmin ndaj liderit të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, e pranuan fajin.
Vendimi i tyre erdhi pasi që prokuroria paraprakisht e ri-kualifikoi veprën nga “vrasje” në “tentim për dhunë”.
Para gjykatëses Sllavica Andreevska ata thanë se janë penduar për veprën e bërë dhe se më asnjëherë nuk do të përsërisnin një gjë të tillë, raporton Tv21 i Maqedonisë, shkruan KTV, pwrcjell albinfo.ch.
Pavleski edhe para gazetarëve tha se në të ardhmen edhe nëse e sheh se po digjet, nuk do të hyjë në Kuvend.
“Pas ndryshimit të akuzës, pres dënim me kusht, pasi që nuk kam kryer vepra të rënda kundër deputetëve dhe personave të tjerë aty. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, të presim nga gjykata”, tha ai, shkruan KTV, pwrcjell albinfo.ch..
Gazetari: Thatë se jeni penduar dhe se nuk do të kishit përsëritur një gjë të tillë.
Pavleski: Po, po. Publikisht them se po.
Gazetari : Përse u futët atëherë në Kuvend?
Pavleski: Ka ndodhur.
Gazetari: Çfarë nëse ndodh prapë ndonjë ngjare e cila do të ju revoltonte?
Pavleski: Nuk do të isha futur më asnjëherë aty, madje edhe po të digjej”.
Gjorgjievski dhe Pavlevski aktvendimin do ta dëgjojnë të mërkurën. Prokurori Darko Jakimovski kërkon vendim me burg për të dy të akuzuarit.
“Dënimi i paraparë për veprën për të cilën ngarkohen ata është prej 6 muaj deri më 5 vjet, ndërsa ka edhe dënime alternative. Por një gjë e tillë do të nënkuptonte banalizim të plotë të rëndësisë të asaj ngjarjeje. Kanë qenë të vetëdijshëm se i kanë kaluar të gjithë kufijtë dhe se e kanë rrezikuar jetën e deputetëve”, tha Jakimovski.
Të akuzuarit e tjerë edhe më tutje thonë se janë të pafajshëm. Në fillim të muajit të ardhshëm avokatët e tyre dhe prokurorët do t’i thonë fjalët përfundimtare. Por ka edhe një lëndë e cila pret konfirmim nga gjykata e cila ka të bëjë me dhunën e 27 prillit në Kuvend.
Në atë lëndë, të akuzuar janë 13 persona. Mes tyre është edhe Aleksandar Vasilevski- Ninxha i cili pas 6 muajve arrati sot vet iu dorëzua policisë. Pasi që u paraqit para gjykatësit të procedurës paraprake, është dërguar në paraburgim në Shutkë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










