Pendarovski nuk e mbështet idenë e Mini-Shengenit midis vendeve të Ballkanit, nëse kjo nënkupton organizim alternativ si kompensim për mosanëtarësim në BE.“Kur e pashë propozimin fillestar për “Mini-Shengenin”, i cili thotë se në thelb janë të ashtuquajturat katër të drejtat që janë shtylla të BE-së, megjithatë edhe katër elementet në zonën ekonomike evropiane, thashë, nëse ky është kompensim për anëtarësim, do të them “jo”, faleminderit për këtë iniciativë. Këtë ia propozova edhe kryeministrit Zaev, por edhe në takimin e liderëve të partive relevante tek unë, ku diskutuam se çfarë pas “jo”-së nga BE-ja”, pohoi Stevo Pendarovski, president.
Pendarovski mendon se BE-ja e ka kuptuar gabimin e tetorit kur nuk dha datë për fillimin e negociatave.
“Në politikë, posaçërisht në politikën ndërkombëtare, është rregull numër një, nëse një organizatë ose shtet më i madh lë hapësirë bosh, atë do ta mbushë një vend tjetër. Në këtë situatë, nëse BE-ja e lë këtë hapësirë, jo vetëm Maqedoninë e Veriut, por edhe gjithë Ballkanin Perëndimor ka vakum strategjik, i cili patjetër do të mbushet nga vende të tjera për një periudhë të shpejtë”, tha Stevo Pendarovski.