Kultura
Patrick Nuo provon veten si aktor
Fillimisht Nuo ka qenë i inkuadruar në këtë seria përmes një kënge që ka punuar për të, pastaj ka fituar edhe rolin e muzikantit
Këngëtari i njohur shqiptaro-zviceran Patrick Nuo pas sukseseve në muzikë do të provojë veten edhe në rolin e aktorit. Ai ka fituar një rol në serinë televizive gjermane “Traumhotel” që emetohet në ARD.
Fillimisht Nuo ka qenë i inkuadruar në këtë serial përmes një kënge që ka punuar për të. Përmes kësaj ai ka fituar edhe rolin e muzikantit.
Në një intervistë për një portal gjerman Nuo ka thënë se nuk pretendon ndonjë karrierë klasike të aktorit. “Por unë jam shumë i hapur sa i takon eksperimentimeve”, ka thënë ai.
Veç kësaj, Patrick Nuo thotë se ka pasur shumë kënaqësi në aktrim. Por, aktrimin në këtë seria ai nuk e sheh si ndonjë “art të lartë”.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











