Integrimi
Pasdite informative në gjuhën shqipe për të moshuarit

Shërbimet për të moshuarit në qytetin e Cyrihut, në kuadrin e organizimeve të veta mbajnë më 22 nëntor një takim informativ me shqiptarët mbi moshën 60 vjeçare. Takimi mbahet në gjuhën shqipe.
“Kemi kënaqësinë që të ju ftojmë në një pasdite të qetë dhe informative në Qendrën Kulturore të Oerlikonit (Gemeinschaftszentrum Oerlikon), Cyrih. Për ne është shumë e rëndësishme që të takohemi me ju dhe të bisedojmë së bashku për kërkesat dhe nevojat tuaja, thuhet në ftesën e dërguar nga organizatorët. Ato janë institucionet si: Qendra për Integrim e qytetit të Cyrihut; Qendra Këshilluese “Banimi në pleqëri”; Qendra e specializuar për Këshilla Prandaluese në Pleqëri, e qytetit të Cyrihut; HEKS, AltuM – Pleqëria dhe Migrimi; Pro Senectute e Kantonit të Cyrihut dhe Shërbimi ambulantor i qytetit të Cyrihut (Spitex).
Në këtë pasdite, për shoqërimin muzikor do të kujdeset rapsodia e njohur shqiptare me qëndrim në Zvicër, Ajshe Muriqi-Fetaj.
Takimi mbahet nga ora 13.30 deri në orën 16.30 në Gemeinschaftszentrum Oerlikon, Cyrih.
Për informata më të hollësishme, lexoni broshurat në PDF, shqip dhe gjermanisht
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit22 Nëntor 2016
- Ora13:30
- Data e përfundimit27 Tetor 2016 - 17:00
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor