Kosova

Pasagjeri që udhëtonte nga Gjermania kapet në Aeroportin e Prishtinës me një sasi të fishekëve

Një sasi e konsiderueshme e fishekëve është kapur sot në Aeroportin e Prishtinës te një pasagjer i cili po fluturonte nga Gjermania.

“Personi në fjalë ka kaluar nëpër kanalin e gjelbër nga ku është selektuar për kontrollë të valixhes. Pas imazheve në skaner oficerët kanë vërejtur se personi transportonte gjësende të dyshimta dhe është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes. Gjatë kontrollimit të valixhes është gjetur mall i ndaluar: Plumba të kalibrit 9mm – 250 pce”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Dogana, përcjell albinfo.ch

Pas zbulimit oficerët kanë ndaluar personin edhe rasti është përcjell tutje për trajtim nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria.