Lajme
Mbi 300 mijë mërgimtarë erdhen për t’i kaluar festat e fundvitit në vendlindje
Afro 130 mijë mërgimtarë kanë ardhur vetëm përmes kufijve tokësor
Vetëm në javën që lamë pas në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” kanë ardhur qindra-mijëra mërgimtarë nga e mbarë diaspora shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Nga ana tjetër, përmes kufijve tokësorë kanë ardhur gati 130 mijë mërgimtarë për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre.
Nga data 20 deri në 24 të këtij muaji kanë hyrë saktësisht 127,874 persona, ndërkohë që ditëve të fundit ky numër është rritur ende.
Vlen të theksohet se mërgimtarët nga Zvicra prijnë për nga numri i ardhjeve në Kosovë, për dallim nga shtetet e tjera nga bota, me theks të veçantë nga Evropa, shkruan albinfo.ch.
Numri më i madh i udhëtarëve që fluturojnë nga aeroporti e Prishtinës mbetet Zvicra, me qytetet e saj si Bazeli, Cyrihu dhe Gjeneva, më pas vjen Gjermania, me qytete si Dyseldorf, Shtugarti, Mynihu dhe Berlini, e kështu me radhë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje













