Shkurt.ch
Pas vrasjes së terapeutes, nuk ka ditë të lira për të burgosurit
Të premten ka hyrë në fuqi në Gjenevë urdhri që pezullon për kohë të pacaktuar dhënien e ditëve të lira për të gjithë burgosurit
Vrasja nga ana e një të burgosuri e një terapeuteje sociale, trupi i pajetë i së cilës është gjetur të premten në rrethinën e Gjenevës ka shtyrë autoritetet e sigurisë në këtë kanton që të ashpërsojnë masat ndaj personave që vuajnë dënimin në burgjet e këtushme. Kështu, qysh të premten ka hyrë në fuqi urdhri që pezullon për kohë të pacaktuar dhënien e ditëve të lira për të gjithë burgosurit.
Këtë e ka bërë publike udhëheqësi i sektorit të drejtësisë në qeverinë e këtij kantoni, Pierre Maudet. Vendimi në fjalë është reaksioni i parë ndaj arratisjes së të burgosurit nga qendra për terapi sociale “La Pâquerette” e Gjenevës. Siç është raportuar tashmë, ai kishte shfrytëzuar të drejtën e daljes së lirë së bashku me terapeuten e tij sociale, e cila pas kësaj është gjetur e vrarë. Për vrasjen dyshimi i drejtpërdrejtë bie mbi të dënuarin e përmendur, i cili është zhdukur pa gjurmë.
Maudet ka paralajmëruar edhe hetimet brenda institucionit ku ka ndodhur rasti.
Qendra për terapi sociale “La Pâquerette” në Gjenevë është e specializuar për të burgosurit me dënime të gjata dhe me çrregullime të rënda të personalitetit por që konsiderohet se terapia mund t`i ndihmojë. Një rast i tillë ka qenë edhe i dyshuari për vrasje, që ndodhet në arrati dhe i cili ka qenë i dënuar për dy përdhunime, me dhjetë vjet burg.
Në opinionin zviceran është ngritur problemi nëse është e lejueshme që të dënuarit për vepra të rënda penale të lirohen pa përcjellje policore ose jo. Kështu, në magazinën televizive 10vor10, ekspertët e kësaj problematike kanë theksuar se në Zvicrën gjermane kjo gjë prej kohësh është e rregulluar në mënyrë të përpikët. Ndërkohë në atë frankofone mbretëron jë rregullim më liberal, nga i cili ka përfituar edhe i ikuri që dyshohet për vrasjen e terapeutes sociale.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











