Bota
Pas skandalit të korrupsionit, kancelari i Austrisë thërret zgjedhje të parakohshme
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurtz ka kërkuar zgjedhje të parakohshme pasi zëvëndëskancelari, Heinz-Christian Strache, dha dorëheqje për shkak të një skandali të korrupsionit.
Partia Popullore e qendrës së djathtë e kancelarit Kurtz është në qeveri me Partinë e Lirisë, e krahut të djathtë, udhëheqës i së cilës është z. Strache, transmeton REL, përcjell albinfo.ch.
Dorëheqja e zëvendëskancelarit austriak, Heinz Christian Strache, erdhi pas publikimit të një incizimi nga gazeta Der Spiegel, ku shihet duke i ofruar kontrata qeveritare një gruaje që paraqitet sikur investitore e pasur nga Rusia.
Z. Strache e pranoi fajin për veprimet e tij duke thënë se sjellja e tij ishte “e papërgjegjshme” dhe se po dilte nga qeveria për të shmangur dëmet e mëtejshme të qeverisë.
Pas vendimit për të kërkuar zgjedhje të parakohshme, kancelari i Austrisë, Sebastian Kurtz tha se “pas videos së djeshme, duhet të them sinqerisht: mjaft është mjaft”.
Një turmë e njerëzve me pankarta ku shkruante “zgjedhjet e parakohshme tani”, u mblodhën jashtë zyrës së z. Kurz.
Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen, tha se zgjedhjet e parakohshme janë të nevojshme pasi z. Strache u largua nga qeveria.
Presidenti tha se kishte folur për këtë me kancelarin Kurz, dhe se ata do të diskutonin hapat e ardhshëm të dielën.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














