Integrimi
Pas qëndrimit 20-vjetësh ilegal, merr lejen e qëndrimit
Mrekullia ka ndodhur për shqiptarin, Mensur Seferin nga Maqedonia, i cili ka marrë lejen e qëndrimit në Zvicër, pasi ka punuar për plotë 20 vite ilegalisht
Personat të cilët nuk kanë leje qëndrimi të rregullt duhet të largohen nga Zvicra, por nëse aplikimet janë me raste të rënda, mund të ketë përjashtime. Kështu ishte edhe rasti i shqiptarit, Mensur Seferi 50-vjeçar nga Maqedonia, shkruan “bernerzeitung.ch”.
Seferi i kishte filluar studimet ekonomike në Prishtinë, megjithatë, pas gjashtë muajsh i ka ndërprerë për shkak të kushteve të rënda financiare, përcjell albinfo.ch.
50-vjeçari shqiptar për herë të parë kishte ardhur në Zvicër në vitin 1990, duke punuar në ndërtimtari. Gjashtë vjet më vonë atij i ndërpritet kontrata e punës dhe u detyrua të kthehet në Maqedoni, por nuk arriti të gjejë punë.
Megjithatë, ai vjen përsëri në Zvicër, në kantonet Bern dhe Cyrih. “Gjatë 20 viteve të fundit nuk jam larguar nga Zvicra, sepse kisha frikë se nuk mund të hyjë përsëri”, thotë ai.
“Nuk është ndonjë jetë e lumtur të cilën e kam bërë, pasi gjithmonë kam pasur frikë. Nuk kam guxuar as të sëmurëm, pasi nuk mund të shkoja në spital. Megjithatë, shëndeti nuk më ka tradhtuar fatmirësisht”, ka vazhduar më tutje Seferi. Ai nuk kishte asnjë kontratë dhe gjithmonë ka punuar në ndërtimtari, derisa nuk ka bërë të ditur as punëdhënësit. Ai me profesion është gurgdhendës, kurse shpesh herë ka punuar edhe për 15 franga në orë.
Ai është i martuar me një shqiptare dhe kanë dy fëmijë të moshës 26 dhe 22-vjeçare. Familja e tij asnjëherë nuk ka jetuar në Zvicër, por kohë pas kohe e ka vizituar Mensurin. “Faktikisht, unë nuk i kam parë fëmijët të rriten, por kam mundur t`i përkrahë financiarisht dhe ata studiojnë në Maqedoni”.
Megjithatë, pasi kaluan shumë vite, ai vendosi që në vitin 2013 të kërkojë leje të qëndrimit. Këtë e kërkoi në Shoqatën “Beratungsstelle für Sans-Papiers”. Kërkesa e tij ishte shumë e rrezikshme, pasi nëse do t’i refuzohej do të dëbohej. Ai tregoi për jetën e tij në Zvicër, ku nuk kishte kryer krime dhe kishte punuar pa ndërprerë. Gjatë muajit të kaluar ndodhi mrekullia dhe erdhi leja e qëndrimit. “Ëndrra ime u realizua”, ka thënë, i cili mund të lëviz pa problem dhe pa frikë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













