Maqedonia
Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, pro rrëzimit të Qeverisë
Udhëheqësit e paritve shqiptare në shtetin e Maqedonisë së Veriut janë pro rrëzimit të Qeverisë së Zaev-it, transmeton albinfo.ch.
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka siguruar se janë votat për rrëzimin e Qeverisë “Zaev 2”.
“Mendo se po, sot janë votat për rrëzimin e Qeverisë dhe përfundimisht mendoj se do të lirohen qytetarët”, tha Sela para se të hyjë në Kuvend.
I pyetur se si mund të jetë një Qeveri e re, Sela tha: “Do të flasim kur të vijë koha”.
Nga ana tjetër, Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa është partë duke hyrë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Para hyrjes, i pyetur nga gazetarët se nëse deputetët e Lëvizjes Besa do të votojnë për rrëzimin e Qeverisë, Hoxha tha:
“Po, do të votojnë. Sigurt!”.
Ndërkohë, edhe deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi, sot para hyrjes në Kuvend, për seancën e mosbesimit të Qeverisë, tha se partia e tyre ka parime konzistente politike dhe se këto parime i realizon konform funksionimit politik.
Ai deklaroi se katër deputetët e Alternativës sot do të votojnë për rrëzimin e Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Atë që e kam thënë është qëndrim i Alternativës, se ne asnjëherë nuk do të jemi në një listë të përbashkët me njerëz, të cilët janë antishqiptarë, anti Nato, anti BE”, tha Rexhepi.
Ai shtoi se opozita e ka obligim ta rrëzojë Qeverinë, ndërsa ka folur edhe për kërcënimet që i ka marrë në momentin kur ka dalë të kundërshtojë marrëveshjen ku përfshihej edhe “E majta”.
Ai tha se të gjitha ato i ka dërguar në polici.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











