Kosova
Partitë politike të gatshme për zgjedhje të parakohshme

Situata e krijuar rreth formimit të institucioneve të reja ka shtuar diskutimet për mundësinë e zgjedhjeve të reja parlamentare si zgjidhje për të dalë nga kriza institucionale, përcjell albinfo.ch.
Në Lëvizjen Vetëvendosje, shprehën të gatshëm për zgjedhje të parakohshme por nuk i shohin si opsion.
Deputeti i kësaj partie, Halil Thaçi tha për RTV21 se VV-ja e ka primatin dhe kohën për formimin e Qeverisë së re por që edhe partitë e tjera duhet të kontribuojnë.
“Lëvizja Vetëvendosje është gjithmonë e gatshme për zgjedhje. Me një rezultat të tillë siç e kemi në zgjedhjet e 9 shkurtit me mbi 43 për qind nuk ishte dashur të shkohet në zgjedhje. Sigurisht që subjektet e tjera që kanë fituar më pak vota duhet ta din dhe të kontribuojnë në krijimin e institucioneve prandaj shihet qartë që VV-ja e ka primatin dhe kohën për të formuar qeverinë”, deklaroi ai.
Të gatshëm për zgjedhje të parakohshme shprehen edhe në LDK ndonëse siç thonë nuk i përkrahin ato.
Deputeti i kësaj partie Krenar Xhaferi tha se në situatën aktuale vendi më shumë po shkon kah zgjedhjet e parakohshme gjë që s’do të duhej të ndodhte.
“Nuhatja po shkon drejt zgjedhjeve por realisht s’duhet të jetë e tillë. Kemi kaluar një proces zgjedhor dhe një proces tjetër do të ishte pothuajse me rezultat të njëjtët me më pak vota për VV-në si dhe prapë do të duhej marrëveshje politike. Në logjikë s’ka nevojë për zgjedhje por situata në të cilën jemi bllokuar mund të sjell zgjedhje. Ne si LDK jemi të gatshëm çdo herë për zgjedhje por s’i përkrahim në logjikë pasi i pari duhet të ketë pjekuri politike dhe ë arrihet një marrëveshje”, tha Xhaferi për rtv21.
Të gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare janë shprehur edhe partitë e tjera bazuar në bllokadën e krijuar për formim të institucioneve tash pesë muaj.
Kuvendi i Kosovës është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth konstitumit të tij ose jo, derisa aktualisht është në fuqi masa e përkohshme e gjykatës e cila ndalon çdo veprim të deputetëve si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë.
Sipas politologut Albinot Maloku, e tërë kjo situatë vë në pah mundësinë për e zgjedhje të parakohshme parlamentare pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
“I Gjithë angazhim sidomos i subjektit të parë politik është të kemi zgjedhje të parakohshme si pasojë e mos pasjes së numrave për formimin e qeverisë. Sipas të gjitha rrethanave konsiderojë se menjëherë pas zgjedhjeve lokale do të mund ta kemi një proces zgjedhor”, deklaroi Maloku për rtv21
Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje fitoi shumicën e votave por megjithatë jo numrin e mjaftueshëm sa për t’i formuar si e vetme institucionet e reja.
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator” "Islami shqiptar në Zvicër, i cili normalisht konsiderohet liberal, po bëhet gjithnjë e më konservator. Në...
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
-
Shqiptarja nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA
-
“Tri Net Film Fest” kthehet për herë të katërt në Freienstein
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë