Shkurt.ch
Parlamenti “varros” sekretin bankar për klientët e jashtëm
Por, sekreti bankar, karakteristik për Zvirën vazhdon të mbetet i paprekur sa u takon klientëve të vendit
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës, me shumicë votash është shprehur në parim pro mundësisë që Zvicra të shkëmbejë në mënyrë automatike informacionet bankare me shtetet tjera kur është fjala për klientët e huaj. Kjo për shumëkënd është “varrosje” e sekretit bankar, që është karakteristik për Zvicrën.
Por, sekreti vazhdon të mbetet i paprekur sa u takon klientëve të vendit.
Një shumicë e qartë në parlament ka vendosur në favor të shkëmbimit automatik të të dhënave. Përfaqësuesit e të majtës e kanë quajtur këtë votim “hap historik”, të cilin e kanë mundësuar me votat e tyre edhe pjesa më e madhe e deputetëve të djathtë.
Ndërsa është mbivotuar SVP/UDC-sja e cila ka këmbëngulur që sekreti bankar të vazhdonte sikur deri tash. Ajo madje ka kërkuar që çështja e automatizimit të mos hynte fare në shqyrtim ose që ajo t`i kthehej mbrapsht Këshillit Federal i cili e kishte sjellë para parlamentarëve për shqyrtim dhe votim.
Në vazhdim, Dhoma Nacionale do të vazhdojë të merret me detajet e projektligjit, i cili më vonë do të shkojë për miratim edhe në Dhomën e Kantoneve.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












