Lajme
Zvogëlohet ndikimi i sektorit financiar zviceran në PBB-në e vendit
Kontributi i industrisë së financave të Zvicrës në produktin e brendshëm bruto (GDP) të vendit është ulur gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Pjesa e PBB-së e llogaritur nga shërbimet financiare dhe të sigurimit ishte 9% vitin e kaluar, nga 10% në vitin 2011, tha Sekretariati Shtetëror për Financat Ndërkombëtare (SIF) në një raport të botuar të mërkurën, përcjell albinfo.ch.
Për krahasim, madhësia e sektorit financiar në Luksemburg është 25.1% e PBB-së.
Në Singapor është 13.8%, në SHBA 8.9%, dhe në MB 8.2%, shkroi SIF.
Numri i të punësuarve në sektorin e financave zvicerane ra nga rreth 216,400 më 2011, në 211,605 në 2021, dhe tani përbëjnë 5.2% të fuqisë së përgjithshme të punës.
Numri i përgjithshëm i bankave ra nga 320 në 243, ku rënien më të madhe shënuan bankat private dhe bankat e kontrolluara nga jashtë. Zhvillimi reflekton ndikimin e ndryshimit strukturor në menaxhimin e pasurisë për aktivet e huaja, sipas SIF. Ndërkohë, katër institucionet kryesore bankare zvicerane përbënin 45% të totalit të bilancit të gjendjes në vitin 2020, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













