Lajme
Parlamenti i Libisë, kundër marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak me Turqinë
Parlamenti i Libisë në mënyrë unanime ka votuar kundër marrëveshjeve për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atij detar me Turqinë, vetëm pak ditë pasi ligjvënësit turq miratuan dërgimin e trupave në Libi.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe Fayez Serraj, kryetari i Qeverisë libiane në Tripoli, që mbështetet nga Kombet e Bashkuara, nënshkruan marrëveshjet gjatë një takimi në Stamboll në muajin nëntor, raporton REL.
Por, Parlamenti, që mbështet administratën tjetër që gjendet në lindje të Libisë, refuzoi marrëveshjet për bashkëpunimin ushtarak dhe detar.
Parlamenti i Libisë po ashtu në mënyrë unanime votoi për ndërprerjen e marrëdhënieve me Turqinë dhe thanë se Serraj ka kryer “tradhti” ndaj vendit, pasi sipas kryeparlamentarit Abdullah Bleihaq, ai ka kërkuar ndihmë ushtarake nga një vend i huaj.
Ditë më parë, Parlamenti i Turqisë miratoi një mocion, që lejoi intervenimin ushtarak në Libi, duke miratuar dërgimin e trupave në këtë shtet, që është në një luftë civile.
Ende nuk është e qartë nëse administrata e Serraj do të respektojë këtë vendim të Parlamentit libian, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










