Muzikë
Paris Hilton: Rita Ora dhe Bebe Rexha janë fantastike
Paris Hilton flet me superlativa për Rita Orën dhe Bebe Rexhën
Ylli i njohur botëror dhe ikona e kulturës pop, Paris Hilton, ka folur me fjalë të ngrohta për dy artistet me prejardhje shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha, duke vlerësuar jo vetëm karrierën e tyre muzikore, por edhe personalitetin dhe karakterin e tyre, transmeton albinfo.ch.
Hilton ka treguar se ka një raport shumë të afërt dhe miqësor me këngëtaret, për të cilat shpreh admirim të veçantë.
“I dua Ritën dhe Beben shumë. Janë vajza fantastike, shumë të talentuara dhe shumë argëtuese”, është shprehur ajo.
Duke folur më tej për raportin e tyre, Hilton ka theksuar se çdo herë që kalojnë kohë bashkë, momentet janë të veçanta dhe të mbushura me energji pozitive.
“Sa herë që jemi bashkë, kalojmë për mrekulli. Janë të vërteta, shumë të mira, me zemër të madhe, të bukura brenda dhe jashtë. I dua si motra, jemi shumë të afërta dhe jam jashtëzakonisht krenare për to. Janë artiste të jashtëzakonshme dhe gjithmonë shkëlqejnë”, ka deklaruar Hilton.
Ajo ka shtuar se shumë shpejt pritet të takohet sërish me Ritën Ora dhe Bebe Rexhën në një event privat, duke shprehur entuziazmin për ribashkimin me to.
“Do t’i shoh të dyja pas disa ditësh në festën e një miku tim, kështu që mezi pres të kaloj kohë me to”, ka thënë Hilton.
Përveç vlerësimeve për dy këngëtaret, Paris Hilton ka folur edhe për projektin e saj më të ri artistik, dokumentarin “Infinite Icon: A Visual Memoir”, në të cilin rrëfen hapur jetën, muzikën dhe rrugëtimin e saj personal dhe profesional./Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












