Maqedonia
Bankënotat e reja në Maqedoni, pa mbishkrim shqip
Bankënotat e para me emrin e ri të Maqedonisë do të lëshohen në qarkullim në fillim të vitit të ardhshëm, ka njoftuar Guvernatorja e Bankës Kombëtare, Anita Angolovska-Bezhoska.
Ajo tha se së pari do të lëshohen më qarkullim kartëmonedhat prej 500 denarësh e më pas ato prej 10 denarësh.
“Paratë kanë një cikël natyror të përdorimit që do të merret parasysh kur të lëshohen në qarkullim kartëmonedhat e reja, por duhet të merren në konsideratë edhe nevojat për lëshimin e parave të reja”, theksoi ajo, transmeton albinfo.ch.
Angolovska-Bezhoska bëri të ditur se paratë e reja në Maqedoni nuk do të jenë edhe në gjuhën shqipe. Ajo tha se për këtë do të bëhen diskutime shtesë, por tha se në kartëmonedha do të ketë simbole nga kultura shqiptare.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 Në kuadër të Festivalit të Resurseve Njerëzore (HR Festival Europe 2026), një nga ngjarjet më të... -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri











