Kosova
Para 35 vjetësh, borë me trashësi deri 1 metër në Kosovë
Temperaturat minus 29 gradë
Ani pse mesi i muajit janar, në Kosovë po mban mot i thatë, pa reshje shiu a bore. Ndërsa, Prishtina Weather na sjell përmes disa dokumenteve (raportime dhe fotografi të gazetës Rilindja) dhe të dhënave se si ishin temperaturat pikërisht në këtë periudhë kohore para 35 vjetësh.
Ky është postimi:
Pikërisht para 35 vjetëve, në pjesën e parë të muajit janar, mbi vendin tonë, rajon dhe disa pjesë të Evropës një stuhi polare solli acar dhe reshje të mëdha bore. Më 13 janar 1985 u regjistruan edhe disa nga temperaturat më të ulëta në vend.
Më poshtë po sjell disa raportime dhe fotografi në gazetën “Rilindja” gjatë atij muaji, të cilat këto ditë i gjeta në arkivin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Sipas raportimit të gazetës më 14 janar 1985, Prishtina cilësohej si vendi më i ftohtë në Evropë.
Temperaturat minimale që u regjistruan më 13 janar të vitit 1985 në vendin tonë janë si vijojnë më poshtë:
Prishtinë – -27.2C,
Pejë – -24.8,
Gjakovë – -28C më 12 dhe 13 janar,
Istog – -25C,
Klinë – -30.8C,
Dragash – -20C,
Prizren – -23.6C,
Mitrovicë – -29C,
Ferizaj – -28.1C
Sipas matjeve në tri stacionet kryesore të Kosovës, trashësia e borës kishte arritur në:
Prishtinë – 44cm
Pejë – 99cm
Prizren – 85cm
Duhet të theksohet se atë vit edhe muaji shkurt ishte i ftohtë dhe se kishte edhe mbi 5 ditë temperatura të ulëta nën -20C
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente













