Shkurt.ch
Papunësia në Zvicër, më e madhe se në disa vende të Europës
Zvicra është e njohur për nivelin e ulët të papunësisë. Megjithatë, ka vende të tjera në Europë që kanë papunësi edhe më të vogël, shkruan lenews, përcjell albinfo.ch.
Ka disa mënyra për ta matur papunësinë. Për shembull, të papunë llogariten ata që janë të regjistruar zyrtarisht si të tillë, por është edhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) që përfshin të gjithë ata që kërkojnë punë.
Të dhënat zyrtare në vitin 2018 tregonin se shkalla e papunësisë në Zvicër ishte 2.6 për qind. Megjithatë, norma e ILO-s për Zvicrën ishte 4.9 për qind, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, norma e përgjithshme për Europën veriore, që përfshin Britaninë e Madhe, Suedinë, Norvegjinë, Irlandën, Finlandën, Danimarkën dhe Islandën, ishte 4.7 për qind, pak më poshtë se norma për Zvicrën.
Po ashtu, edhe disa vende të tjera konsiderohen se kanë shkallë të papunësisë më të vogël se Zvicra. Sipas ILO-s, ato janë Gjermania (3.4%), Austria (4.8%), Polonia (3.7%), Holanda (3.9%), Norvegjia (3.9%), Britania e Madhe (4.0%) dhe Republika Çeke (2.4%).
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











