Papunësia në Zvicër mbetet 2.8 për qind

Në Zvicër, numri i të papunëve ka shënuar rënie gjatë muajit korrik

Zvicra ka 1178 persona më pak të papunë në 109.000 persona sa ishin më herët .

Në të njëjtën kohë, vitin e kaluar ishin regjistruar 33’130 më shumë të papunë, me një shkallë papunësisë prej 3.6 për qind.

Shkalla e papunësisë në këtë mënyrë do të mbetet në 2.8 për qind në Zvicër.

Vërehet një rritje e vogël e të papunëve te të rinjët, thekson Sekretariatit i Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO).

SECO, ka paralajmëruar rritje të papunësisë për vjeshtë, si pasojë e paqëndrueshmërisë globale ekonomike dhe frangut, i cili vazhdon të mbetet i fortë në tregun valutor.