Lajme
Pandemia i bëri miliarderët dhe këshilltarët e tyre më të pasur
Bota lëkundet nga tronditjet ekonomike të pandemisë, por për pasuritë e super të pasurve në botë, është koha e lulëzimit.
Dhjetëra banka private ultra diskrete, historike të Zvicrës – depozitues të tillë si Lombard Odier, dikur huadhënës ndaj Napoleonit – kanë shikuar rritjen e pasurive të klientëve të tyre këtë vit.
Javën e kaluar UBS me bazë në Cyrih, operacionet bankare private të së cilës janë më të mëdhatë në botë, raportoi fitimet më të mira tremujore në një dekadë.
Këtë javë, nga rivali i saj Credit Suisse parashikohet një fitim i ngjashëm.
“[Klientët tanë] nuk u kapën nga paniku”, tha Sergio Ermotti, shefi ekzekutiv i UBS-së për Financial Times.
“Në vend të kësaj ata e përdorën atë për të ngritur pozicione.” Ekonomia globale pritet të kontraktojë 4.4% këtë vit – tkurrja më e mprehtë në historinë moderne – duke hedhur miliona në varfëri, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Por, miliarderët e botës janë bërë më të pasur krahasuar me vitin 2019, sipas të dhënave të përpiluara nga UBS.
Trendi, i vërejtur nëpër rajone nga Brazili, Kina, SHBA dhe Gjermania, është tregues i mëtejshëm se pandemia mund të thellojë pabarazitë.
Koronavirus fshiu 17.5 trilionë dollarë, disa bankierë besojnë se hera e fundit që super të pasurit e patën këtë të mirë ishte në 2009, pas krizës së madhe financiare. Siç ishte rasti atëherë, kriza ka qenë sa një mundësi investimi, aq edhe një kërcënim.
Më pak se një vit më parë, analistët nëpër Wall Street u shqetësuan për vlerësimet e egra të aksioneve të teknologjisë. Pandemia ka pastruar të gjitha shqetësimet e tilla. Vlera neto e shefit ekzekutiv të Amazon Jeff Bezos u rrit me 73 miliardë dollarë (66 milion CHF) në mes të marsit dhe të shtatorit, mundësuar nga zotërimet e tij në kompani, sipas një raporti nga Instituti për Studime të Politikave në SHBA, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur














