Ekonomi
Pandemia e koronavirusit nuk prek miliarderët, rritet pasuria e tyre
Një raport i bankës zvicerane UBS tha se më të pasurit shtuan pasurinë e tyre me 27.5% nga marsi deri në korrik të këtij viti, në $10.2 trilionë
Miliarderët më të mëdhenj raportuan fitime kolosale gjatë pandemisë botërore të koronavirusit, mes të cilëve më të suksesshmit ishin ekzekutivët e teknologjisë dhe industrisë. Ndërkohe kriza shëndetësore ka rrënuar miliona familje të varfra në të gjithë vendet e botës.
Një raport i bankës zvicerane UBS tha se më të pasurit shtuan pasurinë e tyre me 27.5% nga marsi deri në korrik të këtij viti, në $10.2 trilionë.
Kjo është më e lartë sesa përfitimet prej $8.9 trilionë të më të pasurve në fund të 2017 që asokohe erdhi nga rritja e çmimeve të aksioneve.
UBS tha gjithashtu se numri i miliarderëve ishte rritur në 2,189, nga 2,158 në 2017, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Raporti vjen në të njëjtën kohë kur Banka Botërore thotë se pandemia ka varfëruar miliona vetë në të gjithë botën.
Miliarderët e teknologjisë kishin shtuar pasurinë e tyre me 41%, teksa UBS tha se kjo erdhi prej “rritjes së kërkesës për mallrat e shërbimet e tyre nga koronavirusi”, ndërsa rregullat e distancimit social kishin shtuar përdorimin e kontakteve dixhitale.
Miliarderët e farmaceutikës kishin përfituar pasi pandemia kishte sjellë në vëmendje kompanitë e prodhimit të pajisjeve mjekësore.
Kreu i Amazon Jeff Bezos dhe ai i Tesla, Elon Musk patën fitime të larta kësaj vere prej rritjes së çmimit të aksioneve në kompanitë e tyre.
Raporti tha se gjatë 11 vjetëve të fundit miliarderët e Kinës kishin shtuar pasurinë e tyre me 1,146% por akumulimi më i madh i pasurisë mbetej në SHBA, miliarderët e të cilës zotërojnë $3.5 trilionë, në krahasim me $1.7 trilionë të Kinës.
Sipas raportit, miliarderët e Britanisë zotëronin $205 miliardë, ata të Gjermanisë $595 miliardë dhe të Francës $443 miliardë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












