CH-Ballkani

Panairi i Turizmit në Prishtinë

Qëllimi i këtij panairi është promovimi i turizmit vendor dhe atij rajonal, duke ofruar oferta të ndryshme për të eksploruar bukuritë e shumta që ka në Kosovë

 

 

Më 20 dhe 21 prill në Prishtinë do të mbahet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit. Ky panair do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, njofton albinfo.ch.

Ky panair njëkohësisht shënon edhe fillimin e sezonit të ri turistik. Agjenci të ndryshme pritet të prezantojnë ofertat e tyre për t’i joshur turistët e huaj.

Qëllimi i këtij panairi është promovimi i turizmit vendor dhe atij rajonal, duke ofruar oferta të ndryshme për të eksploruar bukuritë e shumta që ka në Kosovë.

Për dy ditë me radhë ky panair do të bashkojë agjencitë e ndryshme, si dhe të interesuarit për turizmin në Kosovë dhe për hiking.