Lajme
Pamje magjepse të Liqenit të Batllavës, të shkrepura nga Arian Mavriqi
Liqeni i Batllavës, më i bukur se kurrë
Liqeni i Batllavës pa dyshim se është një nga atraksionet turistike më të frekuentuara në Kosovë.
Artisti dhe mjeshtri i fotografisë, që po bën bujë në Kosovë me fotot e tij, Arian Mavriqi, së fundmi ka realizuar disa fotografi të bukura nga kënde të ndryshme të Liqenit të Batllavës. Nga pamjet që ofrohen, mund të shihni magjinë e kësaj perle të vendit tonë, ku duket se e gjithë qetësia dhe ngjyrat më të bukura janë shkrirë në një vend të vetëm, shkruan albinfo.ch.
Shpeshherë vikendeve shihen grupe të rinjsh e familjarë që bëjnë piknik përreth liqenit, fëmijë që luajnë dhe të moshuar që ecin në qetësi nën pishat dhe plepa e gjelbër që ofron ky vend.
Pyjet e bukura, toka e çatitë kanë marrë një ngjyrë gjallëruese duke bërë këtë liqen magjepës për syrin e njeriut me nuanca të bukura që janë realizuar nga dora e fotografit Arian Mavriqi. /Albinfo.ch





Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













