Shqipëria
Qyteti antik i Butrintit priti rreth 10 mijë vizitorë në shtator
Qyteti antik i Butrintit, 20 km larg Sarandës, edhe gjatë muajit shtator vijon të jetë një ndër destinacionet e preferuara të turistëve vendas dhe të huaj
Dorina Dhima, specialiste e turizmit në Parkun Kombëtar të Butrint, tha për ATSH-në se gjatë muajit shtator ky park u vizitua nga rreth 10 mijë vizitorë, ku rreth 3 mijë ishin të huaj.
“Në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar ka gati një dyfishim të numrit të turistëve. Në shtator 2020 parku u vizitua nga 5379 vizitorë vendas e të huaj”, shton Dhima, transmeton Albinfo.ch.
Sipas Dhimës, turistët e huaj janë kryesisht ukrainas, spanjollë, italianë, francezë, gjermanë, nga grupe turistike.
Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin jug-lindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysmë të kripur dhe gjysmë të ëmbël dhe në njërën anë nga kanali i Vivarit.
Arkeologjia e këtij qyteti antik evidenton trashëgiminë që kanë lënë kultura të ndryshme në të kaluarën: grekët, romakët, bizantinët, venedikasit, turqit, francezët dhe osmanët, të cilët panë te Butrinti një zonë strategjike për të zgjeruar influencën e tyre. Mbretër, pushtues, princër, mendimtarë, arkeologë dhe historianë kanë gjetur në rrënojat e qytetit një simetri të historisë së njerëzimit.
E-Diaspora
-
Më 7 prill, edicioni i tretë i panairit të librit shqip në SHBA Në datën 7 prill 2024, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë do të hapë edicionin e tretë...
-
‘Vallja kosovare’ jehon në Universitetin e Gjenevës (Video)
-
Iu gjet drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në këtë shtet
-
Në aeroportin e Bazelit anulohet fluturimi për në Prishtinë, mërgimtarët ankohen
-
Pesë Asamblistë të Cyrihut kërkojnë nga komuna t`i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhje e mbeturinave
Jeta në Austri
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit nga Austria Ministria e Integrimit do të përcaktojë ‘kulturën austriake’, grevë në Austrian Airlines dhe më shumë lajme...
-
Anulohen fluturimet Vjenë-Shkup dhe anasjelltas
-
Ministrja austriake e Drejtësisë: Austria do ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës
-
Austri: Priten deri në 400 anulime të fluturimeve për shkak të grevës
-
Sllovenia pret rritjen e numrit të sirianëve për në Austri e Gjermani