Pak mbështetje për hetimin e krimeve të luftës në Ballkan

Një nismë për krijimin e një komisioni për hetimin e krimeve të luftës në ish Jugosllavi, i njohur me shkurtesën RECOM, ka fituar më pak mbështetje se sa është pritur, kanë thënë të hënën organizatorët në Sarajevë.

Organizatorët thonë se ata po përpiqen t’i përcaktojnë faktet për krimet e luftës, që ndodhën gjatë shkatërrimit të ish Jugosllavisë, në periudhën 1991 – 2001.

Një aleancë e organizatave joqeveritare, që angazhohen për mbështetje të RECOM-it, kanë tubuar më pak se 500 mijë nënshkrime, e jo një milion sosh, sa shpresonin.

Në Serbi nënshkrimet i kanë dhënë afro 240 mijë njerëz, në Kosovë 100 mijë, në Bosnjë 85 mijë, në Maqedoni 10 mijë, në Kroaci 20 mijë, në Slloveni – 5 mijë, ndërsa në Mal të Zi – 30 mijë.

Organizuesit thonë se fushata për një milion nënshkrime do të vazhdoj në Facebook dhe në faqet e tjera në Internet.