Bota
Ky shtet evropian kërkon punëtorë të huaj
Mungesa e fuqisë punëtore është një prej problemeve kryesore në shumë vende të Evropës Lindore
Rënia e lindshmërisë, rritja e jetëgjatësisë, emigrimi, janë disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e mungesës së fuqisë punëtore në vend, një tjetër prej problemeve më të rëndësishme të një numri të madh shtetesh në Europën Lindore. Gjatë vitit 2018 prania e punëtorëve të huaj në ekonominë kroate shënoi rritje të lartë.
Pas shumë vitesh, kur emigracioni dukej se shkonte vetëm në një drejtim, nga Kroacia në drejtim të vendeve të zhvilluara si Gjermania apo Irlanda, vendi papritur u përballë me mungesë të fuqisë punëtore të niveleve alarmante.
Me më shumë se 9,000 leje të lëshuara për punëtorët e huaj që punonin ndërsa në Kroaci, në vitin 2018, qeveria kroate arriti një numër rekord lejesh qëndrimi prej 21,210, të gjithë shtetas me origjinë jashtë bllokut të BE-së. Kjo shifër u rrit më tej në 29,769 persona, raporton ‘monitor’.
Sektorët primarë ku punësoheshin numri më i madh i tyre ishin ndërtimi dhe turizmi, ndjekur nga industria e metaleve, ndërtimi i anijeve, transporti, industria ushqimore dhe e konservimit, sektori i teknologjisë së lartë dhe bujqësia. Një sërë sektorësh ofrojnë mundësi punësimi si për punëtorët e kualifikuar ashtu edhe për ata të pakualifikuar, përcjell albinfo.ch.
Mungesa e fuqisë punëtore është një prej problemeve kryesore në shumë vende të Evropës Lindore. Në Hungari, protesta të mëdha shpërthyen kundër vendimit të qeverisë së Orbanit për të rritur kohën e punës jashtë orarit, një formë për të zëvendësuar mungesën e fuqisë punëtore.
Në të katër vendet e Vishegradit ka më shumë se 520,000 vende të lira, kryesisht si pasojë e uljes së normës së lindshmërisë dhe rritjes së emigracionit në Evropën Perëndimore. Dinamika të tilla janë të dukshme edhe në Kroaci.
Sipas Iva Tomiq, nga Instituti i Ekonomisë në Zagreb, “nga njëra anë kemi procese demografike, veçanërisht shkalla e ulët e lindshmërisë, por edhe rritja e jetëgjatësisë.
Nëse ne do të rrisim numrin e emigrantëve (sipas statistikave zyrtare numri ka shkuar pothuajse në 200,000 nga viti 2009 deri në 2017), prej të cilëve, shumica (më shumë se 47%) i përkasin grupmoshës 25 dhe 44 vjeç, atëherë përfundimisht kemi të bëjmë me mungesë të fuqisë punëtore, të cilën do ta zëvendësojnë punëtorët e huaj”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











