Shkurt.ch
Paditet firma zvicerane e sigurimeve, i kërkohet të paguajë 100 milionë dollarë
Firma zvicerane e sigurimeve “Cyrih“ është objekti i një padie të ngritur nga një prodhues ushqimor amerikan, i cili dëshiron ta detyrojë kompaninë zvicerane që të paguajë për humbjet që ka ndodhur përmes një sulmi kibernetik.
Në qershor të vitit 2017, një varg biznesesh aktive globale u bën objektivi i një sulmi kibernetik. Një nga viktimat ishte “Mondelez“, një prodhues me bazë në Uashington, i cili zotëron edhe markat e çokollates Toblerone dhe Suchard, përcjell albinfo.ch
“Mondelez“ humbi 1,700 servera dhe 24,000 laptopë përmes sulmit dhe kërkoi kompensim nga firma e tij e sigurimeve, “Zurich Insurance Group“. Ndërmarrja zvicerane megjithatë refuzoi të paguajë 100 milionë dollarë të kërkuara dhe gjithashtu nuk i ka paguar 10 milionë dollarë të ofruara fillimisht si kompensim.
Arsyeja për refuzimin e pagesës:
Politika e sigurimit përjashtoi kompensimin për dëmet e shkaktuara nga veprimet armiqësore dhe luftarake në kohë paqeje, të orkestruar nga një qeveri apo pushtet sovran. Çështja kryesore është se Zurich Insurance konsideron sulmin “Petya” të jetë një akt armiqësor i orkestruar nga Rusia.
“Mondelez“ tani ka ngritur një padi duke pretenduar 100 milionë dollarë, sipas raporteve të medias.
Kompania është e etur për të parë nëse dhe si sigurimi i Cyrihut mund të provojë se sulmi në të vërtetë ishte një akt armiqësor i urdhëruar nga qeveria ruse.
Nëse sigurimi i Cyrihut fiton rastin megjithatë, të gjithë siguruesit duhet të marrin një vështrim në politikat e tyre që mbulojnë sulmet kibernetike.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










