Kosova
Pacolli: Po punojmë për hapjen e ambasadave të reja
Ministri i Jashtëm Pacolli prezanton prioritetet e politikës së jashtme para studentëve të Universitetit të Vjenës dhe Lidos
Shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli ka pritur një grup të studentëve nga Universiteti i Vjenës dhe Universiteti Lido në Venedik, të cilët studiojnë “Të drejtat e njeriut dhe demokratizimin”, si dhe koordinatoret e këtyre grupeve, Marijana Grandits dhe Teuta Durmishi.
Me këtë rast, Pacolli i informoi ata lidhur me proceset politike në Kosovë, ndërsa rëndësi të veçantë i kushtoi edhe diplomacisë kosovare që siç tha ai, çdo ditë e më shumë po avancon fal reformave dhe ndryshimeve që po ndodhin në aspektin diplomatik.
“Kosova tanimë është në pragë të 10vjetorit të pavarësisë dhe ne të gjithë po punojmë që në aspektin ndërkombëtar të kemi qasje më të lehtë dhe njëkohësisht, të rrisim numrin e njohjeve duke punuar gjithashtu intensivisht edhe në hapjen e Ambasadave të reja në vendet ku kemi raporte shumë të mira miqësore, mirëpo që ende nuk kemi përfaqësim diplomatik” theksoi Pacolli.
Nga ana tjetër, Marijana Grandits, koordinatore akademike, foli për rëndësinë që ka kjo vizitë për studentët.
“Qëllimi i vizitës është të bëhet një kontroll ndaj realitetit në Kosovë, sepse studentët mund të ndëgjojnë për Kosovën dhe të marrin informacione nga rrjetet sociale, mirëpo e rëndësishme është që nga viti 2004 kanë ardhur numër i madh i studentëve që kanë marrë informacione dhe janë njohur me realitetin në Kosovë”, ka thënë ajo.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










