Kosova
Pacolli: Ngritja e statusit në Frankofoni, lajm i mirë për Kosovën
Ngritja e statusit të Republikës së Kosovës nga ai i tanishëm, si vëzhgues, në atë të asocuar do të jetë një lajm i mirë për vendin, institucionet, qytetarët dhe rrugëtimin e gjithmbarshëm të integrimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Kështu ka vlerësuar ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, në punimet e Konferencës së Frankofonisë, që po mbahet në Jerevan të Armenisë.
“Në sesionin ministror të 84 vendeve anëtare të kësaj organizate, u konfirmua kërkesa e Kosovës për avancimin e statusit të Kosovës, nga anëtar vëzhgues në atë të asocuar, që është status i rangut të lartë. Ditën e enjte pritet vetëm konfirmimi”, ka thënë ministri i Jashtëm, Pacolli.
Në vazhdim të adresimit të tij para homologëve të shteteve anëtare, numri dy i Qeverisë ka shprehur përkushtimin dhe vullnetin e vendit tonë në lidhje me rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit me këtë organizatë, përderisa ka kërkuar mbështetje dhe i ka falënderuar të pranishmit për qasjen konstruktive të kësaj organizate në përgjithësi dhe vendeve anëtare në veçanti.
“Në fjalën time përpara ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë shpreha përkushtimin dhe vullnetin e Republikës së Kosovës për të avancuar statusin tonë në këtë organizatë të rëndësishme. Jam optimist, që në mbyllje të Samitit, Kosova do të marrë statusin e anëtarit të asocuar dhe do të vazhdojë faktorizimin e vet. Vendeve anëtare të Frankofonisë u kërkova mbështetjen dhe i falënderova për konstruktivitetin e trajtimit të çështjes së Kosovës. Kosova do të marrë vendin e merituar për të dhënë kontributin e vet për paqen dhe stabilitetin rajonal e botëror”, është shprehur ministri i Jashtëm, Pacolli.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










