Kosova
OVL e UÇK-së kërkon rivlerësim të gjithë procesit për veteranët
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kërkuar rivlerësim për gjithë procesin në lidhje me veteranët.
Me anë të një komunikate për media, OVL- UÇK ka reaguar në lidhje me publikimin e disa listave që akuzohen si veteranë të rrejshëm.
“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nuk mund të pajtohet me publikimin nga ana e mediave të listave të veteranëve të rrejshëm‘ të hartuara nga ana e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila listë jo vetëm që është publikuar në kundërshtim me ligjin dhe etikën profesionale, por ka të evidentuar një numër shumë të madh të veteranëve të dëshmuar në luftë, të cilët janë futur në këtë listë pa kurrfarë kriteri”, thuhet në reagimin e tyre.
Sipas tyre, kjo lë të kuptohet se me rastin e ngritjes së akuzës, nuk është bërë punë profesionale, duke u anashkaluar edhe vetë ligji.
Sipas OVL- UÇK, lista e publikuar me rreth 19 mijë veteranë të rrejshëm, po dëshmon se lista përmban shumë lëshime dhe se kjo nuk mund ta çojë këtë proces deri në fund, sepse që në fillim ka komprometuar procesin, shkruan albinfo.ch.
“Prandaj, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të fillojë rivlerësimin e gjithë këtij procesi me anë të një Komisioni, i cili do të punojë në bazë të kritereve të sakta të përcaktuara me Ligjin e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Kjo gjë do të ishte më pak e kushtueshme dhe Prokuroria do të lirohet në punën e saj“, thuhet në reagim.
Gjithashtu OVL e UÇK-së kërkon nga Prokuroria Speciale e Kosovës që të sqarojë opinionin se si ka ardhur deri te hartimi dhe publikimi i saj në mediat publike.
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












