Kosova
Osmani pret përfaqësuesit e NATO-s, falënderon gjeneralin Sven Lange për kontributin në Kosovë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim drejtorin në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Dr. Sven Lange, si dhe përfaqësuesen e NATO-s Blanca Hereza Atienza, përcjell albinfo.ch.
Gjatë takimit, Osmani shprehu mirënjohje për angazhimin e vazhdueshëm të NATO në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovo. Ajo vlerësoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të NALT-it në zhvillimin e institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes në vend.
Presidentja theksoi se mbështetja e NATO-s ka qenë veçanërisht e rëndësishme në zhvillimin dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke kontribuar drejtpërdrejt në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe institucionale të Kosovës.
Me këtë rast, Osmani vlerësoi punën dhe përkushtimin e gjeneral brigade Dr. Sven Lange, i cili po përmbyll mandatin e tij njëvjeçar si Drejtor i NALT-it. Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, ajo e falënderoi për kontributin në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.
Në fund të takimit, presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për paqe, stabilitet dhe për vlerat euroatlantike, si dhe aspiratën për integrim në NATO./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












