Kosova
Osmani: Kemi pika të përbashkëta me VV-në, por jemi kundër bashkimit kombëtar
Vjosa Osmani pohoi se është kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë
Edhe pse duket se të dy partitë (LVV dhe LDK) janë dakorduar në shumë aspkete për ta formuar Qeverinë e Kosovës, pika që LDK dhe është në kundërshti me VV është dhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, transmeton albinfo.ch.
Mbrëmë në një emision të Shqipërisë, “Opinion”, Vjosa Osmani pohoi se kjo tezë e hedhur nga Vetëvendosje nuk mund të plotësohet për disa arsye.
“Sot është vullnet i qartë i qytetarëve të Kosovës – për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Ka bërë një referendum në 1992. Ka qenë vullnet i qartë i shprehur në datën 17 shkurt, i cili pastaj është vulosur me vendimin Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Edhe sot nëse i pyesim qytetarët e Kosovës, unë jam e bindur që ata e besojnë këtë”.
“Për momentin nuk e shikoj si një alternativë, e cila mund të bëhet, për shumë arsye. E para, sepse dy shtete do jenë pjesë e BE-së. E dyta, për ne si LDK, Republika e Kosovës është projekt i përhershëm dhe e treta është se unë i shoh të dyja vendet si të suksesshme në komunitetin ndërkombëtar, në komunitetin e vendeve të lira. Nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën”.
Sa i përket taksës 100 për qind të vendosur për mallrat serbe, Vjosa Osmani ndan mendimin e njëjtë me Albin Kurtin.
Po ashtu, Osmani tha se ajo do të zëvendësohet me reciprocitet – të njëjtën gjë e ka thënë dhe kreu i Vetëvendosjes.
“Parimore sot është të mbrohet Republika e Kosovës në kufijtë aktualë dhe të bëjmë çmos që ajo të jetë shtet i suksesshëm në aspektin sundimit të ligjit. Tarifa duhet të zëvendësohet me reciprocitet. Është masë që e njohin shtete në fushën e të drejtës ndërkombëtare tregtare. Serbia, ta zëmë, nuk njeh vulat doganore, nuk njeh certifikatat që lëshojnë institucionet tona. Masat e reciprocitetit nuk mund të merren me një vendim shkel e shko. Tarifa nuk do të ketë nevojë të mbahet nëse vendoset reciprociteti. Raportet tregtare me Serbinë mund të rregullohet vetëm përmes reciprocitetit”.
Sipas saj, kjo taksë u vendos nga Ramush Haradinaj për të mbrojtur kufijtë dhe për të fshehur dështimet e qeverisë së tij.
E-Diaspora
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva Boksieri kosovar, Robin (Haxhi) Krasniqi, ka mposhtur portugezin Jorge Silva të shtunën, në meçin e zhvilluar...
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?