Lajme
Organizimi i aktiviteteve të ndaluara në kohë pandemie gjobitet deri në dy mijë euro
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik që nga fillimi i pandemisë COVID-19 ka bërë thirrje që qytetarët të shmangin grumbullimin në mënyrë që të mos përhapet coronavirusi, ndërsa Qeveria me anë të një vendimi ka ndaluar grumbullimin e më shumë se pesë personave në vende publike.
Me Ligjin për luftimin e COVID-19, organizimi i aktiviteteve të ndaluara gjobitet deri në dy mijë euro.
Qeveria po ashtu ka ndaluar ahengjet familjare, si dhe ato kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë shkollat e futbollit dhe sportet e tjera.
Neni 25 i këtij Ligji ka të bëjë me aktivitet e caktuara në mjedise private dhe publike dhe gjobat për të gjithë ata që nuk i respektojnë masat e paraparë me këtë Ligj.
Ndryshe, pavarësisht vendimit të Qeverisë për ndalimin e ahengjeve, në raportet e policisë ka pasur disa raste të arrestimit pikërisht për shkak të organizimit të ahengjeve, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











