Uncategorized
Orë letrare me letërsi shqipe në “Lalish Theater” të Vjenës
Lexoi dhe shkrimtari i njohur austriak Peter Paul Wiplinger. “...na duhen poetë që heshtjen e bëjnë të flasë”
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve shqiptarë „Aleksandër Moisiu“ në Austri organizoi orë letrare në bashkëpunim me Lalish Teater të Vjenës i njohur për aktivitete nga arti e kultura e kombeve të ndryshme që krijojnë në Austri.
Mbrëmjen e hapi Anton Marku, kryetar i Lidhjes, i cili falënderoi përfaqësuesit e Lalish Theater- Ai në vazhdim paraqiti historikun e shkurtër të veprimtarisë pesëvjeçare. “Brenda kësaj kohe kemi botuar 2 antologji në gjermanisht dhe shqip si dhe kemi mbajtur mbi 40 orë letrare, ku kemi promovuar dhjetëra vepra nga krijuesit tanë këtu në Austri dhe nga vende tjera”, shtoi ai.
Ishte i ftuar edhe shkrimtari i njohur austriak Peter Paul Wiplinger, një mik i madh i së vërtetës, lirisë edhe atëherë kur nuk është lehtë të thuhet e shkruhet.
Peter Paul Wiplinger, është anëtar nderi i Lidhjes. Ai, deri tani, ka të botuar 45 vepra letrare të përkthyera në 20 gjuhë dhe në gjuhën shqipe. Wiplinger u paraqit në mbi 350 lexime letrare në shumë shtete të botës, lexoi disa poezi nga krijimtaria e tij duke dhënë sqarime shtesë për publikun rreth kohës, rrethanave për secilën prej tyre.
Wiplinger i njohur si mik i Dr.Ibrahim Rugovës dhe Ali Podrimjes. Ai me nostalgji përmendi takimet me ta dikur kur shqiptarëve u ishte mohuar e drejta e fjalës, e jetës. Atëherë “poeti rebel” mik, ishte aty ku duhet thënë e vërteta, atëherë kur mikrofoni i shkulet nga foltorja, por jo dhe mesazhi i lirisë, siç i kishte ndodhur në Tetovë dikur nga autoritet qeveritare të asaj kohe.
Mes poezive të mbrëmjes, ai lexoi një të cilën ia kishte kushtuar mikut të tij, Ali Podrimja. Leximet e tij dhe fjala e tij u duartrokit fuqishëm nga publiku i pakët si rrallë ndonjëherë. Nuk ishin dhe ata që obligim kanë marrë me programin e tyre koordinues, Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri, as përfaqësuesit e ambasadave tona që kanë obligim përcjelljen dhe mbështetjen e arsimit e kulturës edhe pse nuk janë të pakët në stafin e një vendi të vogël e të varfër sikur shtetet tona.
Arti bashkon popujt, fisnikëron shpirtin artistik pa dallim gjuhe e kombi.
Besim Xhelil, lexoi fragment nga romani i tij i fundit “1803”në gjermanisht, kurse Anton Marku lexoi disa poezi nga katër vëllimet e tij. Programin e drejtoj me kompetencë Jehona Muja- Sukaj, në të dy gjuhët.
Jetë e shije të veçantë leximeve poetike u dhanë meloditë shqiptare të luajtura me fyell e çifteli mjeshtërisht nga Tahir Turkaj, Afrim Rukolli e Agron Nuredini të ardhur nergut për mbrëmjen nga Badeni. Në fund për të pranishmit u dha një koktej rasti.
E-Diaspora
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po zgjerohet me një destinacion të ri drejt Francës, përcjell...
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
-
Përtej gjuhëve dhe kufijve: AlbaFestival si rrëfim i brezave të rinj shqiptarë
-
Mësojmë Shqip në Diasporë
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht