Maqedonia
Orban mbron hapur Gruevskin: Aleat i popullit hungarez
“Pa ish-kryeministrin maqedonas, do ta kishim shumë të rëndë që të mbronim kufijtë e Hungarisë nga vala e refugjatëve edhe përkundër asaj që ne ndërtuam një mur. Ai edhe atëherë kërkoi ndihmë dhe ne i ndihmuam”, tha kryeministri Vikor Orban gjatë një emisioni në radion hungareze “Koshut”, duke shtuar se Gruevski nuk është vetëm aleat i tij, por aleat i gjithë popullit hungarez, raporton “Alsat”.
“Njeriu duhet sinqerisht t’i trajtoj aleatët e tij”, tha Orban, duke mos dashur të zbuloj se me çfarë dokumente ka hyrë në Hungari Gruevski, përcjell albinfo.ch.
Gjatë kohës së emisionit, njeriu i parë i Qeverisë hungareze theksoi se në 30 vjetorin e demokracisë së Hungarisë, kjo nuk është hera e parë që shteti ka pranuar njerëz të rëndësishëm, por tha se asnjë prej tyre nuk ka qenë në cilësinë e Gruevskit, duke përsëritur qëndrimin e tij se ai është ish-kryeministër i një shteti të rëndësishëm në korridorin e migracionit drejt Hungarisë.
Orban tha se pas ndjekjes së ish-kryeministër maqedonas, qartazi kanë qëndruar organizatat e Xhorxh Soros, i cili, siç tha, vazhdimisht i ka ndjekur gjurmët e Gruevskit.
Në lidhje me sjelljet dhe deliktet e ish-kryeministrit Gruevski në Maqedoni, Orban tha se Hungaria e ka të patjetërsueshme që qëndrojë larg këtyre, por edhe se nuk do të lejojë shkelje të ligjit, por vetëm gjykim të drejtë.
“Ekzistojnë beteja të komplikuara”, tha Orban, duke shtuar se të gjitha janë pjesë të drejtësisë.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











