Lajme
Oktoberfest do të zhvillohet këtë vit
Festivali vjetor Oktoberfest, festivali më i madh i birrës në botë, do të zhvillohet këtë vit pa asnjë kufizim, pasi u anulua për dy vjetët e fundit për shkak të pandemisë, tha të premten kryebashkiaku i Mynihut, Dieter Reiter, transmeton albinfo.ch.
“Do të ketë një (festival) të pakufizuar, i cili shpresojmë se do t’u japë shumë njerëzve shumë kënaqësi”, tha Reiter në një konferencë shtypi, duke shtuar se ai kishte udhëzuar menaxhmentin e festivalit që të vazhdonte “pa vonesë dhe pa kufizime”.
Oktoberfest do të mbahet nga 17 shtatori deri më 3 tetor. Reiter, i cili tha se nuk e mori vendimin e tij lehtë për shkak të pandemisë si dhe luftës në Ukrainë, shtoi se ekzistonte mundësia që Oktoberfest të mund të anulohej nëse zyrtarët qeveritarë rivendosin masat pandemike.
Oktoberfest zakonisht tërheq rreth 6 milionë vizitorë në Mynih në vit, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











